| Veip Demi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Veip Demi |
| Profesioni: | Gazetar |
| Datë Vdekja: | 20/04/1961 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 20/04/1961 |
Gazetar. Filat, Çamëri 1917 - Vlorë 20 prill 1961. Ekzekutuar më 20 prill 1961. Ka punuar si gazetar në Radio Tirana. Për “gabime ideologjike”, është goditur në Konferencën e Tiranës së PPSH nga udhëheqja komuniste. Më 30 mars 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të “vrasjes pa gjyq, për motive politike“, më 20 prill 1961, në Vlorë.
Burimi: Peço Kagjini: Konferenca e Tiranës e prillit 1956, MMS,Tiranë 1999, f. 139; AISKK, F. V 2013. D 5/1. Fl. 549-550.
