Vehran Piranian | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vehran Piranian |
Vendlindja: | Bejrut, Liban |
Datëlindja: | 1921 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 6/11/1947 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë, tentativë arratisjeje" |
Dënimi: | 5 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 2 |
Data e Vendimit: | 21/1/1948 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Tiranë |
Data e Lirimit: | 8/5/1950 |
Lindi në Bejrut të Libanit, në vitin 1921. Me vendim nr. 2, datë 21 janar 1948, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë, tentativë arratisjeje» për në Greqi. Për këtë, kjo gjykatë e dënoi me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit. U arrestua më 6 nëntor 1947 dhe u lirua nga burgu më 8 maj 1950.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 306