| Vehip Kondi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vehip Kondi |
| Vendlindja: | Shalës, Sarandë |
| Datëlindja: | 1909 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 23/05/1959 |
| Akuza: | "Moskallëzim të krimit kundër shtetit" , "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 23 |
| Data e Vendimit: | 21/09/1959 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në vitin 1909, në Shalës të Sarandës. U arrestua më 23 maj 1959, dhe më 21 shtator të po atij viti, me vendim nr. 23, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për moskallëzim të krimit kundër shtetit" dhe "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 306
