| Vaso Gjini | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vaso Gjini |
| Atësia: | Timo |
| Vendlindja: | Vanistër, Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1918 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Kriminel lufte dhe armik i popullit dhe sabotator” |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 115, Gjykata Ushtarake Gjirokastër |
Lindi më 1918, në Vanistër, Gjirokastër. Më 18 prill 1947, me vendim nr. 115, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si “kriminel lufte dhe armik i popullit dhe sabotator”, me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtës qytetare dhe politike. Më 12 gusht 1947, me vendim nr. 40, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Sarandës urdhëroi «sekuestrimin e gjithë pasurisë të tundshme dhe të patundshme të armikut të popullit V. Gj. nga katundi Vanistër i Gjirokastrës».
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D.7, Fl. 126-127; Gazeta Zyrtare, 5 janar 1948, f. 7
