| Vaskë Koleci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vaskë Koleci |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1923 |
| Profesioni: | Politikan |
| Gjyqi | |
| Akuza: | “Faje penale kundra popullit” |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 10/06/1949 |
Politikan. Lindi më 1923, në Korçë. Zv/ministër i Punëve të Brendshme, kandidat i KQ të PKSH, një nga persekutorët më të mëdhenj në vitet e para të komunizmit. Ka vrarë e torturuar ose ka udhëruar vrasjen dhe torturimin e qindra personave që ishin ose regjimi komunist i konsideronte kundërshtarë të tij në zonën e Shkodrës, në periudhën 1945-46, V.K. kryente arrestime arbistrare, vriste e torturonte në masë, me porosi të Koçi Xoxes dhe me vullnetin e tij të lirë. Në fund, u bë viktimë e makinës vrasëse, së cilës i kishte shërbyer me verbëri kriminale. Më 10 qershor 1949, u dënua me 10 vjet burg “për faje penale kundra popullit”. Në fakt, dënimi i tij ishte politik, pjesë e luftës së brendshme të PPSH dhe dënim penal për krimet e kryera.
