Së bashku me shtetasit Minella Deli dhe Jani Sterjo (ky i porsadalë nga burgu), arritën të realizojnë arratisjen në Greqi më 26.6.1966 midis piramidave 42 dhe 43 në Gjirokastër.

Në Greqi, ata u njohën me të arratisur të tjerë si: Pandi Sterjo, Petraq Papadhami, Thanas Papadhami, Vasil Sterjo, Todi Nako dhe Bujar Hysollari. Së bashku, kaluan kufirin për në Jugosllavi për të shkuar më pas në Perëndim, por pala jugosllave i dorëzoi në kufirin e Qafë-Thanës më 18 janar 1968, ku ata menjëherë u akuzuan në bazë të nenit 64 në kombinim me nenin 14 të Kodit Penal.

Gjykata e Qarkut Korçë, e drejtuar nga Gaqo Floqi, me pjesëmarrjen e prokurorit Llazar Kamberi, me vendimin nr.10, datë 21.7.1968, i deklaroi fajtorë të gjithë. Vasil Trenin e dënoi me 25 vjet heqje lirie. Dënimi i tij u la në fuqi me vendimin nr.83, datë 8.7.1968 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.