| Vasil Progri | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vasil Progri |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1911 |
| Datë Vdekja: | 3/1951 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik të popullit dhe sabotator të pushtetit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 606 |
| Data e Vendimit: | 31/10/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Gjyqi i dytë | |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 1949 |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 3/1951 |
Lindi më 1911, në Korçë. Më 31 tetor 1946, me vendim nr. 606, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me 20 vjet burg. Më 1949, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. Më 13 shkurt 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vdekjes së tij në burg, në mars të vitit 1951.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 386
