Lindi më 8 maj 1895, në Leshnicë të Sarandës. U arrestua më 13 janar 1946. Me vendim nr. 25, datë 1 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik i popullit, të lidhur me spiunazhin grek, duke grumbulluar informata ushtarake për t’i dërguar në Greqi», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 1949, dënimi iu zbrit në 6 vjet burg e punë të detyruar. Me vendim nr. 49, datë 14 janar 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «bashkëpunim me agjenturën e huaj», dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 344
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.