| Vasil Kocaqi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vasil Kocaqi |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1933 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/11/1952 |
| Akuza: | "Krimin e veprave përgatitore për të kaluar kufirin" |
| Dënimi: | 14 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 32 |
| Data e Vendimit: | 29/04/1953 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi më 1933, në Gjirokastër. U arrestua më 16 nëntor 1952, dhe më 29 prill 1953, me vendim nr. 32, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor "për krimin e veprave përgatitore për të kaluar kufirin" dhe e dënoi me 14 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 229
