Bashkëshortja e Bilal Kolës. Kur Bilali u arratis në mal, në vitin 1945, Vashen e arrestuan dhe e torturuan psikologjikisht tre muaj që të tregonte vendndodhjen e Bilalit. Nuk arritën të siguronin informacion dhe duke qenë që ishte dhe me një fëmijë të vogël në gji, e lëshuan duke e internuar bashkë me fëmijët, në Berat, Tepelenë dhe qendra të tjera internimi.