Vasë Preka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vasë Preka |
Vendlindja: | Shkodër |
Datëlindja: | 1920 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Largim nga ushtria dhe marrje të pushtetit me forcë" |
Dënimi: | 3 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 523 |
Data e Vendimit: | 14/12/1946 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
Gjyqi i dytë | |
Akuza: | "Bashkim dhe furnizim të të arratisurve" |
Dënimi: | 15 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 2 |
Data e Vendimit: | 7/1/1953 |
Gjykata: | Gjykata e Shkodrës |
Lindi më 1920, në Shkodër. Më 14 dhjetor 1946, me vendim nr. 523, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «largim nga ushtria dhe marrje të pushtetit me forcë», dhe e dënoi me 3 vjet burg, punë të rëndë dhe humbjen e të drejtës civile e politike. Më 7 janar 1953, me vendim nr. 2, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtor për «bashkim dhe furnizim të të arratisurve», dhe e dënoi me 15 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 351