Vangjel Xhomaka | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Vangjel Xhomaka |
Atësia: | Vasil |
Vendlindja: | Sarandë |
Vendbanimi: | Tirane1 |
Datëlindja: | 1921 |
Lindi në Sarandë, në vitin 1921. Mori pjesë në luftën nacionalçlirimtare si partizan. Mbaroi fakultetin juridik. Ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja. Punoi në Komitetin Qendror. Ka qenë drejtori i parë i Teknikumit të Ndërtimeve, si dhe ka punuar si inspektor dhe drejtor në Ministrinë e Ndërtimit. Në tetor 1960 u arrestua si pjesëtar i grupit të Teme Sejkos.
Me vendim nr. 79, datë 30 maj 1962, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, heqjen e gradës kapiten, heqjen e dekoratave dhe konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme. Në tetor 1970 vdiq në burg.
Burimi: AISKK, F. 1, Viti 2020, D. 125, f. 301