Lindi në Drenovë të Korçës, më 3 prill 1914. U arrestua më 21 shtator 1947. Me vendim nr. 131, datë 21 korrik 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit", që "është vënë në shërbim të spiunazhit anglo-amerikan", dhe e dënoi me 5 vjet burgim. Me vendim nr. 280, datë 27 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake prishi vendimin e Gjykatës Ushtarake të Tiranës, e deklaroi të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij nga burgu.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 374
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.