| Vangjel Morcka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vangjel Morcka |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 3/4/1913 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 21/9/1947 |
| Akuza: | "Armik I popullit,është vënë në shërbim të spiunazhit anglo-amerikan" |
| Dënimi: | 5 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 131 |
| Data e Vendimit: | 21/7/1948 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi në Drenovë të Korçës, më 3 prill 1914. U arrestua më 21 shtator 1947. Me vendim nr. 131, datë 21 korrik 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi "armik të popullit", që "është vënë në shërbim të spiunazhit anglo-amerikan", dhe e dënoi me 5 vjet burgim. Me vendim nr. 280, datë 27 gusht 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake prishi vendimin e Gjykatës Ushtarake të Tiranës, e deklaroi të pafajshëm dhe urdhëroi lirimin e tij nga burgu.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 374
