| Vangjel Miçi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vangjel Miçi |
| Vendlindja: | Leskovik |
| Vendbanimi: | Leskovik |
| Datëlindja: | 1913 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 24/1/1947 |
| Akuza: | "Lidhje me monarko fashistët Grekë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 30 |
| Data e Vendimit: | 21/3/1947 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Korçës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 25 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 12 |
| Data e Vendimit: | 2/11/1959 |
| Gjykata: | Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lart |
Lindi në Leskovik, në vitin 1913. U arrestua më 24 janar 1947, dhe me vendim nr. 30, datë 21 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për "lidhje me monarko fashistët Grekë" dhe e dënoi me 15 vjet privim lirie. Me dekretin nr. 5819, datë 27 prill 1949, iu fal mbetja e dënimit. U arrestua sërish dhe me vendim nr. 12, datë 2 nëntor 1959, nr. 12 Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lart e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 341
