Sipas dëshmisë së Ilir Sabri Pilkatit, Vangjel Brisku u arrestua në vitin 1981. Vangjeli, në atë kohë, punonte si dizenjator në Ndërmarrjen e Prodhimeve Artizanale Nr. 1 Tiranë, ku ishte shef i repartit të dizenjos. Ai ishte treguar zemërgjerë ndaj Pilkatit, i cili e kishte familjen të internuar dhe babanë të burgosur dhe, nga hamall dhe fonditor, e kishte marrë si ndihmës në repartin e dizenjos. Ilir Pilkati ka treguar për kujto.al, se pas arrestimit të Vangjelit, arrestuan dhe mbajtën për 30 orë në burgun e Tiranës edhe atë vetë duke e kërcënuar të pranonte se Vangjeli i kishte folur për të mirat e fesë kristiane, gjë që Pilkati nuk e pranoi. Thuhej se Vangjel Brisku ishte arrestuar për agjitacion fetar dhe se në shtëpi i ishte gjetur një bibël e fshehur. Pilkati e përshkruan Vangjel Briskun si një burrë me kulturë të jashtëzakonshme, njohës shumë të mirë të gjuhës italiane, që dikur kishte studiuar me priftërinjtë jezuitë; të zgjuar, të qetë, të dashur dhe që gëzonte respekt.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.