| Vaçe Murrizi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Vaçe Murrizi |
| Vendlindja: | Kavajë |
| Vendbanimi: | Lushnje |
| Datëlindja: | 13/12/1929 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 20/6/1966 |
| Fundi i Internimit: | 30/9/1991 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 13 dhjetor të vitit 1929, në Kavajë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Kavajës në rrethin e Lushnjës, prej datës 20 qershor të vitit 1966 deri më 30 shtator të vitit 1991
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 418
