| Uran Kostreci | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Uran Kostreci |
| Atësia: | Fuat |
| Vendlindja: | Sarandë |
| Datëlindja: | 29/1/1938 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/08/1961 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | "Tradhti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 28/10/1961 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1981 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Ka fyer përfaqësuesin e pushtetit","agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 28/06/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Matit |
| Data e Lirimit: | 13/06/1981 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1983 |
| Fundi i Internimit: | 1988 |
Lindi më 1938, në Sarandë. Arrestuar 5 gusht 1961. Më 28 tetor 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi "për tradhti ndaj atdheut", e mbetur në tentativë, me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet. Më 28 qershor 1973, Gjykata e Matit, e dënoi "se ka fyer përfaqësuesin e pushtetit" dhe se ka bërë "agjitacion e propagandë", me 8 vjet burg. Kreu gjithsej 20 vjet burg, u lirua më 13 qershor 1981. Pas burgut bëri 5 vjet internim, 1983-1988 në fshatin Kurtaj të Peqinit, ku u dënua me 3 vjet burg për largim pa leje nga internimi. Ka filluar të shkruajë poezi që në gjimnaz, por nuk mundi të botohej për arsye biografie. Botimet e para i ka filluar pas rënies së regjimit komunist në shtypin e përditshëm. Ka botuar disa vëllime poezi dhe një novelë. Ndër më të njohurat është poema “Epopeja e karkalecave”, të cilën e shkroi në vitet e burgut të Burrelit dhe mundi ta nxirrte që aty sepse e mësoi përmendësh.
