| Ukë Kola | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Ukë Kola |
| Atësia: | Çun |
| Vendlindja: | Tetaj, Mërtur, Tropojë |
| Vendbanimi: | Nikaj-Mërtur, Tropojë |
| Datëlindja: | 1921 |
| Datë Vdekja: | 1946 |
| Ekzekutimi | |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Data Ekzekutimit: | 1946 |
Thirrej Ukë Çuni. Nga katundi Tetaj i Mërturit. U pushkatua më datën 29 9 1946 me akuzën që kishte strehuar të arratisurit me muaj rrjesht, sepse në shtëpinë e tij ishin shëruar të plagosurit ilegalë Zef Mark Tungji etj. dhe kishte ushqyer Nik Sokolin dhe të gjithë shokët e tij.
Më 27 shkurt 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit vrasjes pa gjyq, "për motive politike", më 1946.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 283
