| Tushe Mullaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tushe Mullaj |
| Vendlindja: | Korçë |
| Vendbanimi: | Tiranë |
| Datëlindja: | 14/2/1888 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 7/12/1950 |
| Fundi i Internimit: | 30/12/1951 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 14 shkurt të vitit 1888. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Kamëz të Tiranës, prej datës 7 dhjetor 1950 deri më 30 dhjetor të vitit 1951.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016),407
