Tonç Rrudha | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Tonç Rrudha |
Atësia: | Tili |
Vendbanimi: | Lushnje |
Datë Vdekja: | 31/12/1951 |
Arsyeja e Vdekjes: | Hetuesi/Tortura |
Rrethanat e Vdekjes: | Hetuesi |
Në moshën 76 vjeç, u cilësua kulak. U arrestua në nëntor 1951 dhe u torturua deri sa vdiq më 31.12.1951. Gjatë vitit 1912, shtëpia e tij ka qenë vend qëndrimi i Ismail Qemalit, rrugës për në Vlorë. Më pas, familja e tij mbështeti luftën. Djali i madh, kishte qenë komuniste qysh më 1943 dhe njëri nga djemtë kishte qenë partizan. Edhe ai vetë e kishte ndihmuar luftën me para. Kur u vendos regjimi komunist u cilësua kulak. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ai ishte personalitet me autoritet në Divjakë dhe rrethinat dhe qeveria kishte qëllim për të eliminuar personalitetet e çdo fshati. E gjithë familja, e shpallur kulake, cilësohej me biografi të keqe dhe as nipërit e tij nuk patën të drejtën e arsimit të lartë.
Trupi nuk iu dorëzua familjes dhe eshtrat nuk iu gjetën kurrë.