| Tomorr Merlika | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tomorr Merlika |
| Vendlindja: | Krujë |
| Vendbanimi: | Krujë |
| Datëlindja: | 1937 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 16/11/1956 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 31 |
| Data e Vendimit: | 28/2/1957 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 25/11/1962 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit" |
| Dënimi: | 1 vit Burg |
| Vendimi: | Nr. 14 |
| Data e Vendimit: | 19/2/1981 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Krujës |
Lindi në Krujë, në vitin 1937.U arrestua më 16 nëntor 1956, dhe me vendim nr. 31, datë 28 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të K.P. iu fal ¼ e dënimit. U lirua më 25 nëntor të vitit 1962. Me vendim nr. 14, datë 19 shkurt 1981, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për "kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit" dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 305
