| Tomorr Allajbeu | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tomorr Allajbeu |
| Vendlindja: | Peshtan, Berat |
| Datëlindja: | 4/4/1941 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 18/6/1969 |
| I Torturuar: | Po |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor,sabotim° |
| Dënimi: | 8 vjet Burg |
| Prokurori: | Niazi Kurti |
| Vendimi: | Nr.73 |
| Data e Vendimit: | 14/10/1969 |
| Gjykatësi: | Lavdosh Zotaj |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Beratit |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | Sabotim duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 30/6/1973 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Mirditës |
| Data e Lirimit: | 19/11/1987 |
Lindi më 4 prill të vitit 1941, në fshatin Peshtan të Beratit. Më 14 tetor 1969, Gjykata e Rrethit të Beratit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie.
Në vitin 1973, vuante dënimin në kamp-burgun e Spaçit ku mori pjesë në revoltën e të burgosurve që zgjati nga 21 deri më 23 maj të atij viti. Pas shtypjes së saj, u ridënua. Më 30 qershor 1973, Gjykata e Rrethit të Mirditës e ridënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë për «krimin e sabotimit duke qenë pjesëmarrës në një organizatë kundër pushtetit popullor dhe për agjitacion e propagandë që ka sjellë pasoja veçanërisht të rënda». Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë, më 15 gusht të po atij viti.
