| Tomor Muharremi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tomor Muharremi |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1935 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 14/5/1959 |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 16 |
| Data e Vendimit: | 3/7/1959 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
| Data e Lirimit: | 28/4/1968 |
Lindi në Gjirokastër, në vitin 1935. U arrestua më 14 maj 1959. Me vendim nr. 16, datë 3 korrik 1959, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme (të pjesës së tij), si dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. Me dekret nr. 3006, datë 23 shkurt 1959, iu falë 3 vjet, 7 muaj dhe 12 ditë nga vuajtja e dënimit. Me dekret nr. 3009, datë 23 shkurt 1959, iu fal edhe 1 vit, dy muaj dhe 23 ditë. U lirua 28 prill 1968.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 394
