Tom Pecaj | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Tom Pecaj |
Atësia: | Preç |
Vendlindja: | Egç, Shkodër |
Vendbanimi: | Shkodër |
Datëlindja: | 23/5/1923 |
I biri i Preç dhe Age Pecaj. U lind në fshatin Egç të Shkodrës më 23 maj 1923. Studioi në gjimnazin “28 Nëntori” të qytetit të Shkodrës. Në shkollë, mori njohuri mbi fenë, filozofinë, teologjinë si dhe mësoi 3 gjuhë të huaja në të folur dhe të shkruar: italisht, anglisht dhe latinisht. Toma kishte si qëllim të praktikonte dhe përhapte fenë e krishterë. Ai u arrestua bashkë me shokët e tij nga regjimi komunist dhe u dënua me heqje lirie. Vuajti 7 vite burg. U lirua rreth viteve ’80, por jetoi vetëm dy vite pas daljes nga burgu. Sipas familjarëve, ai u helmua qëllimisht nga një ish-agjent i shërbimit informativ të Jugosllavisë, për të mos zbuluar torturat që i ishin bërë në burg.