Tom Huli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Tom Huli |
Atësia: | Pjeter |
Datëlindja: | 1934 |
Datë Vdekja: | 2020 |
Tom Huli u lind në Gurëz më 1934. Mbaroi shkollën fillore në vendlindje. Në të dhënat personale, shkruhet se ishte me origjinë fshatar i varfër, me arsim fillor, i martuar me dy fëmijë, se kishte në ngarkim dy fëmijët dhe gruan, i organizuar në B.R.P.SH., i pa dënuar, i pa dekoruar, arrestuar më datë 19 korrik 1958.
Ishte arrestuar me grupun e Pjetër Mirit. Me akuzën për vepra terroriste (arsyetuar “me anë veprash përgatitore”). Gjykata e dënon me 25 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Pas lirimit nga burgu më 1990, Toma u bë një person aktiv duke marrë pjesë në tubime të ndryshme që kishin të bënin me ngjarjet e rëndsishme historike të Gurëzit.
Në foto: Tom Huli, në mes me bashkëvuajtësin Pjetër Arbnori.