Tom Ejëlli | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Tom Ejëlli |
Atësia: | Palok |
Vendlindja: | Bërdicë, Shkodër. |
Datëlindja: | 1885 |
Profesioni: | Bujk |
Ngjarja i përfshirë: | Kryengritja e Postribës, gjyqi i parë |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 13/10/1946 |
Akuza: | “Inisjatorë të një organizate klandestine kundra pushtetit popullor. Duke krijuar lidhje me ‘kriminelët e luftës brenda e jashtë Shqipërisë: M. Bajraktarin, P. Previzin, Gj. Markagjonin’ me qëllim që të përgatitnin ndërhyrjen angloamerikane, duke nxitur të arratisurit për aksione dhe lëvizjen e 9 shtatorit”, |
Dënimi: | 5 vjet heqje Burg |
Bujk, lindur më 1885 në fshatin Bërdicë, Shkodër. I martuar me katër fëmijë dhe me një vëlla të pushkatuar nga regjimi, Lush Palokën. U arrestua më 13 tetor 1946. Gjyqi Ushtarak u zhvillua më 27 nëntor 1947, ku u gjykuan 22 të pandehur: i përfshirë në akuzën kolektive të Prokurorisë Ushtarake të Shkodrës në lidhje me Lëvizjen e Postribës si “inisjatorë të një organizate klandestine kundra pushtetit popullor. Duke krijuar lidhje me ‘kriminelët e luftës brenda e jashtë Shqipërisë: M. Bajraktarin, P. Previzin, Gj. Markagjonin’ me qëllim që të përgatitnin ndërhyrjen angloamerikane,
duke nxitur të arratisurit për aksione dhe lëvizjen e 9 shtatorit”, u dënua në bazë të ligjës 372, neni 2, 3 për organizimin e kryengritjes në Bërdicë me 5
vjet heqje lirie e punë të detyruar.