| Todi Nako | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Todi Nako |
| Atësia: | Ivan |
| Vendlindja: | Progër |
| Vendbanimi: | Devoll |
| Datëlindja: | 1940 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 30/1/1968 |
| Data e Vendimit: | 21/6/1968 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Korçës |
| Data e Lirimit: | 2/10/1989 |
Lindi më 1940, në Progër. U arratis për në Greqi dhe më pas nga Greqia në Jugosllavi, me një grup të arratisurish. Pala jugosllave i ktheu në kufi. U arrestua më 30 janar 1968. Me vendim nr.10, 21 qershor 1968, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "tradhti ndaj atdheut në formën e arratisjes" dhe e dënoi me vdekje, pushkatim, por Presidiumi i Kuvendit Popullor e ktheu dënimin në 25 vjet burg. U lirua më 2 tetor 1989.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 10; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 79, fl. 8-9
