| Thoma Prifti | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thoma Prifti |
| Vendlindja: | Pilur |
| Datëlindja: | 1935 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 9/1949 |
| Fundi i Internimit: | 11/1952 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi në Pilur, në vitin 1935. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 26, datë 11 dhjetor 1993, vendosi njohjen e kohës së internimit nga rrethi Himarë, në fshatin Valias, prej shtatorit 1949, deri në nëntor 1952, për çështje politike për shtetasin Thoma Pilo Priftin.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 380
