| Thoma Orogollaj | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thoma Orogollaj |
| Vendlindja: | Korçë |
| Datëlindja: | 1888 |
| Datë Vdekja: | 9/1947 |
| Arsyeja e Vdekjes: | Ekzekutim me pushkatim |
| Ekzekutimi | |
| Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
| Data Ekzekutimit: | 9/1947 |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Regjimi komunist |
Jurist, politikan. Deputet, ministër i Drejtësisë.Lindi më 1888, në Korçë. Studioi për drejtësi në Athinë dhe Paris. Punoi avokat në Korçë dhe mbështeti përpjekjet për pavarësi, kur Korça kontrollohej nga francezët. Më 1931 ishte kryetar i komisionit për hartimin e Kodit Civil. Më 1932, u zgjodh deputet. Ministër i Drejtësisë në qeverinë e dytë të Kostaq Kotës. Gjatë pushtimit fashist u bashkua me Ballin Kombëtar, përfaqësues i tij në Mbledhjen e Mukjes (1943). Më 1944, ministër Drejtësie, për herë të dytë. U pushkatua nga regjimi komunist më shtator 1947.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 152.
