| Thoma Mitro | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thoma Mitro |
| Vendlindja: | Xarë , Sarandë |
| Datëlindja: | 1916 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut, agjitacion e propagandë" |
| Dënimi: | 15 vjet Burg |
Lindi në Xarë të Sarandës, në vitin 1916. Me vendim nr. 2, datë 2 korrik 1960, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 366
