Thoma Katundi | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Thoma Katundi |
Atësia: | Theodhor |
Vendlindja: | Korçë |
Datëlindja: | 1886 |
Datë Vdekja: | 27/02/1951 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 20/02/1951 |
Ekzekutimi | |
Lloji Ekzekutimit: | Ekzekutim me pushkatim |
Data Ekzekutimit: | 27/02/1951 |
Lindi më 1886, në Korçë. I biri i Theodhorit dhe Katerinës. Pasi kishte mbaruar shkollën qytetase, kishte emigruar në SHBA me familjen, ku kishte punuar si marangoz dhe kishte ushtruar veprimtari politiko-shoqërore duke fituar emër të mirë mes komunitetit të emigrantëve. Nga fillimi i viteve '30, jetonte në Shqipëri, duke ruajtur korrespondencën me emigrantët shqiptarë në SHBA.
Ishte i martuar dhe kishte dy vajza.
Është arrestuar më 20 shkurt 1951 pas hedhjes së dinamitit në oborrin e ambasadës sovjetike në Tiranë dhe ekzekutuar pa gjyq, mes 22 vetash, më 26 shkurt 1951.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 196
Burimi: Thoma Katundi, një nga 22 të pushkatuarit për bombën në ambasadën sovjetike – nga Osmon Kaceli, voal.ch