Thoma Filipeu | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Thoma Filipeu |
Atësia: | Stavri |
Vendlindja: | Leusë, Përmet |
Vendbanimi: | Përmet |
Datëlindja: | 1899 |
Profesioni: | Inxhinier |
Datë Vdekja: | 1963 |
Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 23/2/1951 |
Dënimi: | 3 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 11/2/1952 |
Gjykata: | Gjykata Ushtarake Territoriale |
Lindi në fshatin Leusë të Përmetit, në vitin 1899.
Më 1906-1914 ndoqi filloren në gjuhën greke në vendlindje. Më 1915-1917 dhe 1919-20 ndoqi gjimnazin grek në Korçë. Më 1917-1919 mësues i gjuhës shqipe në Leshnicë dhe Leusë. Më 1920-21 ndoqi gjimnazin e Janinës. Më 1922-1930 student në Berlin. Më 1931-1936 inxhinier në Ministrinë e Punëve Botore. Më 1937-44 sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve Botore. Më 1944-45 në Ministrinë e Punëve Botore. Më 1945-47 zëvendësisht drejtor i ujërave në M. e Punëve Botore. Më 1947-51 shef i sektorit të ujërave në Ministrinë e Punëve Botore. Fliste greqisht, gjermanisht, italisht e pak frëngjisht.
U arrestua më 23 shkurt 1951 dhe më 11 shkurt 1952, Gjykata Ushtarake Teritoriale e deklaroi fajtor "se ka ndihmuar grupin e sabotatorëve të Maliqit", "ka sabotatuar kanalin e Bedenit" dhe për "krimin e agjitacionit e propagndës" dhe e dënoi me 3 vjet privim lirie, humbjen e së drejtës elektorale për 1 vit kohë dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Një inxhinier me kontribute në ndërtimin e veprave hidrike në Shqipëri.