| Thodhori Muço | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thodhori Muço |
| Vendlindja: | Vlorë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Datëlindja: | 1946 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje jashtë shtetit e mbetur në fazën e përgatitjes" |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 16 |
| Data e Vendimit: | 5/3/1969 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Vlorës |
Lindi në Dhërmi të Vlorës, në vitin 1946. Me vendim nr. 16, datë 5 mars 1969, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut në formë arratisjeje jashtë shtetit e mbetur në fazën e përgatitjes" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 388
