| Thodhori Mavro | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thodhori Mavro |
| Vendlindja: | Mursi , Sarandë |
| Vendbanimi: | Sarandë |
| Datëlindja: | 1912 |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit, element të vendosur kundër popullit, pjesë e grupit kriminal të Mursisë" |
| Dënimi: | I përjetshëm Burg |
| Vendimi: | Nr. 28 |
| Data e Vendimit: | 16/7/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në Mursi të Sarandës, në vitin 1912. Me vendim nr. 28, datë 16 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi "armik të popullit', si "element të vendosur kundër popullit, pjesë e grupit kriminal të Mursisë", dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile dhe politike baraz me kohëndënimin, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 248
