| Thimjo Mosi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thimjo Mosi |
| Vendlindja: | Gjirokastër |
| Vendbanimi: | Lushnjë |
| Datëlindja: | 10/8/1873 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1945 |
| Fundi i Internimit: | 1960 |
| Akuza: | "Motive politike " |
Lindi më 10 gusht 1873, në Gjirokastër. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Sopiku i Gjirokastrës, në rrethet e Krujës dhe të Lushnjës, prej vitit 1945 deri më 1960, nga të cilat 9 vjet qenë internim.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 375
