| Thimio Nikozisi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thimio Nikozisi |
| Vendlindja: | Sopik, Gjirokastër |
| Datëlindja: | 1924 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 17/6/1945 |
| Akuza: | "Dezertim nga ushtria" |
| Dënimi: | 6 muaj Burg |
| Vendimi: | Nr. 109 |
| Data e Vendimit: | 28/8/1945 |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tentativë dezertimi në grup" |
| Dënimi: | 3 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 235 |
| Data e Vendimit: | 6/6/1946 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Tiranës |
| Data e Lirimit: | 1949 |
Lindi më 1924, në Sopik të Gjirokastrës. U arrestua më 17 qershor 1945. Me vendim nr. 109, datë 28 gusht 1945, Këshilli Gjyqësor i Gjykatës së Tiranës e deklaroi fajtor për «dezertim nga ushtria», dhe e dënoi me 6 muaj burg. Me vendim nr. 235, datë 6 qershor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë dezertimi në grup», dhe e dënoi me 3 vjet burg. U lirua më 1949.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 214
