| Theollor Papavrami | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Theollor Papavrami |
| Vendlindja: | Tiranë |
| Vendbanimi: | Vlorë |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 23/4/1986 |
| Fundi i Internimit: | 16/6/1989 |
| Akuza: | "Motive politike" |
| Vendimi: | Nr. 7 |
Lindi në Tiranë. Me vendim nr. 7, datë 23 prill 1986, Komisioni Qendror i Internim/Dëbimeve vendosi masën e internimit për «çështje politike» nga rrethi Tiranë, në rrethin Vlorë për 3 vjet kohë, për shtetasin Theollor Papavrami. Masa e dënimit iu hoq më 16 qershor 1989.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 212
