| Thanas Minga | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Thanas Minga |
| Vendlindja: | Drenovë , Korçë |
| Vendbanimi: | Korçë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Tentativë arratisjeje" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 233 |
| Data e Vendimit: | 9/9/1977 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Korçës |
| Gjyqi i dytë | |
| Akuza: | "Tradhëti ndaj atdheut" |
| Vendimi: | Nr. 14 |
| Data e Vendimit: | 27/4/1979 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Mirditës |
Lindi në Drenovë të Korçës, në vitin 1927. Me vendim nr. 233, datë 9 shtator 1977, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për "tentativë arratisjeje" dhe e dënoi me 20 vjet heqje lirie, si dhe konfiskimin e pasurisë. Me vendim nr. 14, datë 27 prill 1979, Gjykata e Rrethit të Mirditës e deklaroi fajtor për "tradhëti ndaj atdheut" dhe u dërgua për mjekim të detyruar.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 351
