E bija e Bajram Kovaçit, ish-oficerit, gazetarit ushtarak dhe autorit të librave, i cili u dënua për motive politike nga regjimi komunist. Pas arrestimit të tij të dytë, në vitet '70, bashkëshorten dhe dy fëmijët më të vegjël, Arbenin dhe Teutën i larguan nga Tirana dhe i dërguan në fshatin Vrap, ku duhej të jetonin në kushte të këqija. Vëllai i madh i Teutës, Dashamir Kovaçi u dënua gjithashtu me burg dhe u ridënua ndërsa ishte duke vuajtur dënimin.
