| Terezina Dema | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Terezina Dema |
| Atësia: | Luigj |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Durrës |
| Datëlindja: | 21/8/1933 |
| Profesioni: | Aktore |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 5/1/1972 |
| Akuza: | “Agjitacion e propagandë” |
| Dënimi: | 4 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 7/1972 |
| Gjykata: | Gjykata e Rrethit Durrës |
| Data e Lirimit: | 6/6/1974 |
Terezina, me mbiemrin e vajzërisë Dajçi, u lind në Shkodër, më 1933. Aktore e Teatrit të Durrësit. Bashkëshortja e përkthyesit Mark Dema.
E arrestuan në Durrës dy muaj pas prof. Demës, më 5 janar 1972. Gjyqi iu bë bashkarisht me të shoqin, në korrik 1972. U dënua me të njëjtën akuzë “agjitacion e propagandë” dhe për mosdenoncim të bashkëshortit. Gjykata e Rrethit Durrës vendosi masën e dënimit për Terezinën 4 vjet burg. Lirohet më 6 qershor 1974, pasi kishte kryer dy vjet e 5 muaj burg, për t’iu bashkuar fëmijëve, Alfredit dhe Zherardit.
Pas vitit 1990, mërgoi familjarisht në Itali.
