| Teki Canka | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Teki Canka |
| Vendlindja: | Miçan ,Përmet |
| Datëlindja: | 10/10/1910 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 27/9/1966 |
| Akuza: | «Agjitacion e propagandër». |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Vendimi: | 29 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës |
Lindi më 10 tetor të vitit 1910, në fshatin Miçan të Përmetit. Gjatë luftës u rreshtua në radhët e Ballit Kombëtar. U arrestua më 27 tetor 1966 «për agjitacion e propagandë kundër Pushtetit Popullor». Më 29 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Qarkut të Gjirokastrës e deklaroi fajtor dhe e dënoi me dhjetë vjet heqje lirie dhe me humbjen e së drejtës elektorale për pesë vjet kohë. Këtë vendim e la në fuqi edhe Gjykata e Lartë më 18 shkurt të vitit 1967.
Burimi: Republika Popullore e Shqipërisë, Gjykata e Qarkut Gjirokastër, no. 25 aktivi, no. 25 vendimi
