Tefta Çapaj u internua nga Dukati i Vlorës në kampin e Tepelenës në vitin 1948, kur ishte 6-muajshe, bashkë me nënën dhe dy vëllezër, ndërsa 3 vëllezër të tjerë mbetën në Dukat. Regjimi komunist i mbajti peng 3 vëllezërit, si formë presioni për babanë e Teftës, Veledin Bilbil Çapaj, një nga figurat më të rëndësishme të Ballit Kombëtar për Vlorën, i cili u arratis në Greqi.

Me mbylljen e kampit të Tepelenës, Tefta nisi jetën në fshatrat e internimit të Lushnjës, Plug e Savër. Tre vëllezërit u bashkuan me familjen pas 12 vitesh. Tefta u martua në internim. Pas martese mban mbiemrin Mersini.

Fotoja është marrë nga faqja e Facebook të Zërit të Amerikës, nga një kronikë e postuar më 23 gusht 2021.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.