| Tefik Pobrati | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tefik Pobrati |
| Vendlindja: | Pobrat, Berat |
| Datëlindja: | 1932 |
| Internimi | |
| Data e Internimit: | 1/9/1946 |
| Fundi i Internimit: | 3/12/1953 |
| Akuza: | "Motive politike" |
Lindi më 1932, në fshatin Pobrat të Beratit. U internua për motive politike. Më 24 prill 1992, me vendim nr. 9, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Berati (Pobrat) në Krujë, Rrushkull e Shijak, prej 1 shtatorit të vitit 1946 deri më 3 dhjetor 1953.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017),335
