| Tefik Kokla | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tefik Kokla |
| Vendlindja: | Nartë, Gramsh |
| Datëlindja: | 1915 |
| Datë Vdekja: | 1952 |
| Vënd Vdekja: | Kokël, Gramsh |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Armik i popullit" |
| Dënimi: | 20 vjet Burg |
| Vendimi: | Nr. 204 |
| Data e Vendimit: | 19/11/1945 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake Berat |
| Ekzekutimi | |
| Data Ekzekutimit: | 1952 |
| Vendi Ekzekutimit: | Kokël, Gramsh |
| Urdhëruesi / Ekzekutuesi: | Forcat e Sigurimit |
Lindi më 1915, në Nartë, Gramsh. Më 19 nëntor 1945, me vendim nr. 204, Gjykata Ushtarake Berat e dënoi "si armik i popullit" me 20 vjet burg. Më 1947 është arratisur nga burgu ku është ndjekur nga forcat e Sigurimit. Më 1952, së bashku me një person nga Vlora, u rrethua nga forcat e Sigurimit në fshatin Kokël, të Gramshit. U vra në përpjekje me forcat e Sigurimit dhe trupi i tij u nxor në sheshin e qytetit të Gramshit, ku u la 2-3 i ekspozuar për terrorizimin e qytetarëve.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 258
