| Tefik Gremi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tefik Gremi |
| Vendlindja: | Belinë, Fier |
| Vendbanimi: | Fier |
| Datëlindja: | 1917 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 14/2/1950 |
| Akuza: | "Pjesëmarrje në grup të organizuar, agjitacion e propagandë, strehim dhe furnizim të kriminelëve të arratisur dhe zgjerimin e bazave të tyre për vepra përgatitore për arratisje'' |
| Dënimi: | 10 vjet Burg |
| Data e Vendimit: | 26/8/1950 |
| Gjykata: | Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës |
Lindi në vitin 1917, në fshatin Belinë të Fierit. U arrestua më 14 shkurt 1950, dhe më 26 gusht të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në grup të organizuar, agjitacion e propagandë, strehim dhe furnizim të kriminelëve të arratisur dhe zgjerimin e bazave të tyre për vepra përgatitore për arratisje'', dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e përjetshme të të drejtave civile dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Më 14 dhjetor 1950, Presidiumi i Kuvendit Popullor vendosi t’i falë jetën dhe t’ia kthejë dënimin në privim lirije me punë të detyruar për jetë. Pesë vjet më vonë, më 5 janar 1956, Presidiumi i Kuvendit Popullor ia zbriti dënimin në 10 vjet burgim me punë të detyruar.
