Tefik Gabrani | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Tefik Gabrani |
Vendlindja: | Selanik |
Datëlindja: | 1/5/1926 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 5/1/1945 |
Akuza: | "Anëtar aktiv i Ballit Kombëtar, ka tradhëtuar luftën e popullit shqiptar" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 28/4/1945 |
Gjykata: | Gjykata e Ushtarake e Korpusit të Parë |
Gjyqi i dytë | |
Data e Arrestimit: | 23/2/1951 |
Akuza: | "Agjitacion e propagandë" |
Dënimi: | 8 vjet Burg |
Data e Vendimit: | 31/5/1951 |
Gjykata: | Gjykata e Rrethit të Tiranës |
Lindi më 1 maj të vitit 1926, në Selanik. Ishte njohës i disa gjuhëve të huaja.
U arrestua më 5 janar 1945, dhe më 28 prill të po atij viti, Gjykata e Ushtarake e Korpusit të Parë e deklaroi fajtor, se si "anëtar aktiv i Ballit Kombëtar, ka tradhëtuar luftën e popullit shqiptar" dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave politike e civile baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Gjatë këtij dënimi të parë, punoi në disa kampe pune, përfshirë kampin e Vloçishtit.
U arrestua sërish më 23 shkurt të vitit 1951 dhe më 31 maj të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, F. 100-101