| Tarçuku Marashi | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Tarçuku Marashi |
| Atësia: | Prend |
| Vendlindja: | Porovë, Pukë |
| Vendbanimi: | Pukë |
| Gjyqi | |
| Akuza: | "Bashkëpunim me diversantët dhe agjitacion kundër pushtetit popullor" |
| Dënimi: | 2 vjet Burg |
| Data e Lirimit: | 5/5/1949 |
Lindi në Porovë të Pukës. U arrestua më 12 maj 1947, dhe më 5 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Shkodrës (vendimi nr. 336) e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me diversantët dhe agjitacion kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 2 vjet burgim e punë të detyruar. U lirua më 5 maj 1949.
Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 206
