Nëpunës finance në Elbasan gjatë kohës së Mbretërisë së Zogut. Kur u vendos regjimi komunist, punonte në Prizren. Iu përgjigj thirrjes së qeverisë që kushdo që nuk i kishte lyer duart me gjak, të kthehej. I bindur në pafajësinë e tij, kthehet në Shqipëri, por në vitin 1946 arrestohet. E akuzuan si "kriminel lufte" dhe "armik i popullit".

Vuajti rreth 7 vjet e gjysmë burg. Pasurinë ia sekuestruan dhe bashkëshorten me 7 fëmijët, ku më i madhi ishte 13 vjeç i dëbuan në fshatin Dragot.

Arrestohet për herë të dytë në vitin 1957, pas katër vitesh që ishte liruar dhe dënohet me 8 vite burg për agjitacion dhe propagandë, nga të cilat kryen 7 vjet e pak.

 

Burimi: Arkiva e familjes Doko, kujto.al
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.