Tahir Gjinali | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Tahir Gjinali |
Atësia: | Avdulla |
Vendlindja: | Tiranë |
Datëlindja: | 1903 |
Gjyqi | |
Akuza: | "Agjent i imperializimit në Shqipëri, ka kryer kursin e spiunazhit në shkollën teknike" |
Dënimi: | 11 vjet Burg |
Vendimi: | Nr. 131, Gjykata Ushtarake e Tiranës |
Lindi në 1903, në Tiranë. Kreu shkollën teknike të Tiranës dhe mbaroi një specializim dyvjeçar në Londër. Kryetar i shoqatës Laboremos dhe përgjegjës i revistës Shekulli XX, botim i nxënësve të teknikes. Më 21 korrik 1948, me vendim nr. 131, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi si "agjent i imperializimit në Shqipëri, ka kryer kursin e spiunazhit në shkollën teknike", me vdekje, pushkatim, humbjen e të drejtës civile-politike përjetë dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Dënimi iu kthye në burg të përjetshëm, vuajti 11 vjet.
Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 9, Fl. 217; Uran Butka, Ringjallje, (Tiranë: Phoenix, 1995), 182